Shqipëria një hap më pranë BE-së, Malaj: Test kryesor lufta kundër korrupsionit dhe reforma në drejtësi

Shqipëria një hap më pranë BE-së, Malaj: Test kryesor lufta kundër korrupsionit dhe reforma në drejtësi

Shqipëria ndodhet tashmë në fazën përmbyllëse të negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian. Nënkryetari i grupit të Partisë Socialiste, Erion Malaj, e cilëson këtë një moment historik në procesin e integrimit europian. Në një lidhje të drejtpërdrejtë në edicionin qendror të lajmeve në televizionin kombëtar Vizion Plus me moderator Aleksandër Furxhi, Malaj tha se raporti i IBAR-it dhe konferenca e fundit ndërqeveritare kanë konfirmuar zyrtarisht progresin e vendit, duke e futur Shqipërinë në fazën finale të mbylljes së kapitujve negociues. Sipas tij, procesi nuk ka qenë i bllokuar, siç është pretenduar nga opozita, por ka vijuar normalisht në përputhje me detyrimet e përcaktuara. Malaj theksoi se raporti ka reflektuar si arritjet ashtu edhe sfidat që vendi duhet të përballojë në vijim, duke nënvizuar se tani...