Shqipëria një hap më afër BE-së, Mërtiri: Lajm pozitiv, por është meritë e rrethanave gjeopolitike
Shqipëria ka marrë një tjetër hap në procesin e integrimit europian, pas kalimit të raportit IBAR në Këshillin e Ambasadorëve të BE-së, që e afron vendin më pranë mbylljes së kapitujve të negociatave. Në një lidhje të drejtpërdrejtë në edicionin qendror të lajmeve në televizionin kombëtar Vizion Plus, me moderator Roland Zilin, analisti Ergys Mërtiri e cilësoi këtë zhvillim si një lajm pozitiv për Shqipërinë. Por, ai theksoi se përparimi në proces nuk lidhet domosdoshmërisht me përmbushjen e plotë të kushteve nga vendi. Sipas analistit, përshpejtimi i negociatave është i ndikuar kryesisht nga rrethanat gjeopolitike dhe nevoja e Bashkimit Europian për të avancuar zgjerimin në rajon. Mërtiri shtoi se kjo situatë krijon një mundësi që Shqipëria duhet ta shfrytëzojë sa më shpejt, pasi klima politike...
Burimi:
vizionplus.tv