Zelensky: Goditëm një nga ndërmarrjet kryesore ushtarake në Kirov

Zelensky: Goditëm një nga ndërmarrjet kryesore ushtarake në Kirov

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka thënë se forcat mbrojtëse të Ukrainës goditën një kompani në qytetin rus të Kirovit, e cila furnizon komponentë për kompleksin ushtarako-industrial të Rusisë, dhe një strukturë nafte të vendosur gati 1,350 km nga kufiri ukrainas. “Sot, forcat mbrojtëse të Ukrainës goditën një nga ndërmarrjet kryesore ushtarake në Kirov të Rusisë. Ajo furnizon komponentë për sistemet e avionëve dhe raketave të pushtuesit, të cilat përdoren, në veçanti, në sulmet masive kundër qyteteve dhe komuniteteve tona. Falënderoj luftëtarët tanë për precizitetin e tyre. Përgjigja jonë është plotësisht e justifikuar”, shtoi ai. Zelensky tha se forcat ukrainase kanë goditur gjithashtu një strukturë nafte pothuajse 1,350 km nga kufiri shtetëror i Ukrainës. Ai shtoi se një operacion që synon logjistikën ruse është duke vazhduar...