Shqipëria nis betejën kundër hepatiteve virale, miratohet Plani Kombëtar për eliminimin deri në 2030

Shqipëria nis betejën kundër hepatiteve virale, miratohet Plani Kombëtar për eliminimin deri në 2030

Shqipëria ka miratuar për herë të parë Planin Kombëtar për Eliminimin e Hepatiteve Virale, duke iu bashkuar objektivit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe vendeve evropiane për eliminimin e hepatiteve B dhe C si kërcënim për shëndetin publik deri në vitin 2030. Plani i ri synon të ndryshojë qasjen ndaj këtyre sëmundjeve, duke vendosur fokusin te parandalimi, rritja e survejancës, diagnostikimi i hershëm dhe trajtimi në kohë i pacientëve. Sipas autoriteteve shëndetësore, dokumenti nuk përbën vetëm një strategji afatgjatë, por një angazhim konkret për zgjerimin e testimeve, përmirësimin e aksesit në trajtim dhe afrimin e shërbimeve shëndetësore më pranë qytetarëve. Qendrat e specializuara do të vijojnë të kenë një rol të rëndësishëm në menaxhimin e rasteve, ndërsa synohet forcimi gradual i shërbimeve rajonale, kujdesit parësor...