“Shqipëria në sallën e urgjencës”, Berisha: Vendit i duhet zgjidhje paqësore dhe civile
Për kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha, Shqipëria ka hyrë në një krizë të thellë politike dhe institucionale. Nga Sarajeva, në konferencën e Partisë Popullore Europiane, kryedemokrati komentoi protestat për çështjen e Zvërnecit si lëvizje që po kërcënojnë qeverinë Rama. “Por sot, siç më pyesni, vendi im, Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës. Është vërtet në një ‘dhomë urgjence’. Po përballet me protesta që nuk janë parë më parë. Dhe mënyra se si kryeministri po i trajton është shumë cinike, madje më shumë se cinike”, tha Berisha. Sipas Berishës, duhet gjetur një zgjidhje për këtë situatë e cila mund të përkeqësohet. “Vendi im ka nevojë për një zgjidhje paqësore dhe civile, duke shmangur një përplasje të mundshme që mund ta kthejë vendin shumë vite pas...
Burimi:
vizionplus.tv