“Shqipëria në rënie dramatike në fushën e Prokurimeve Publike”, Berisha: Kemi 14 pikë më pak në 2026
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi sot se Shqipëria ka shënuar rënie në prokurimet publike në vitin 2026. Në një konferencë për shtyp ai u shpreh se vendi ynë ka 14 pikë rënie, të cilën e quajti dramatike. “Shqipëria, siç dihet, është vendi i parë në botë që aplikoi sistemin dixhital të prokurimeve, për çka në vitin 2010, OKB i akordoi Shqipërisë, pasi BB certifikoi këtë sistem, i akordoi çmimin e dytë në botë për transparencën në shërbimin civil. Ky sistem në vitin 2010-2011-2012, pra integriteti i prokurimeve publike ishte 80 përqind. Vlerësohej me 80 përqind. Integriteti i prokurimeve publike pas kësaj periudhe ka rënë në një mesatare 70 përqind. Ka rënë me 10 pikë dhe jo vetëm kaq, por në vitin 2026, kjo...
Burimi:
top-channel.tv