‘Shqipëria në ‘epokë zjarresh’/ Panariti: Territorialja do agravojë kontrollin dhe parandalimin e flakëve
Ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, deklaroi në një intervistë për Edvin Parrucën në SYRI TV se Shqipëria po përballet jo thjesht me një stinë, por me një “epokë zjarresh”, si pasojë e thatësirës së zgjatur dhe ndryshimeve klimatike. Panariti tha se dëmet në pyje dhe kullota janë kolosale, ndërsa paralajmëroi se thatësira mund të pasohet nga përmbytje për shkak të reshjeve ekstreme. Ai e lidhi situatën edhe me reformën territoriale, duke kundërshtuar reduktimin e njësive vendore. Sipas tij, bashkitë që ndodhen pranë masiveve pyjore njohin më mirë territorin dhe janë të parat që mund të reagojnë ndaj zjarreve. Panariti paralajmëroi se përqendrimi i kompetencave te bashkitë e mëdha mund ta vështirësojë kontrollin e territorit dhe kërkoi më shumë decentralizim, fonde për emergjencat civile dhe monitorim...
Burimi:
syri.net