Shqipëria merr dritën jeshile për samitin e NATO-s, eksperti zbulon hapat që do të ndiqen

Shqipëria merr dritën jeshile për samitin e NATO-s, eksperti zbulon hapat që do të ndiqen

Shqipëria do të jetë mikpritëse e samitit të ardhshëm të NATO-s, një zhvillim që vlerësohet si një tregues i besimit të aleancës ndaj vendit. Eksperti i integrimit, Gerti Xhaxhiu, deklaroi se Tirana ka kapacitetet për të organizuar një ngjarje të këtij niveli, e cila do të mbledhë drejtues të lartë ushtarakë, përfaqësues të inteligjencës dhe personalitete nga selia e NATO-s në Bruksel. Sipas tij, data e samitit do të përcaktohet në koordinim mes autoriteteve shqiptare dhe aleatëve, ndërsa pritet të bëhet publike gjatë vitit të ardhshëm. Xhaxhiu theksoi se masat e sigurisë do të jenë maksimale dhe se organizimi i samitit përbën një sinjal të fortë mbështetjeje dhe besimi për Shqipërinë. “Tirana është e aftë që të presë evente të tilla. Një samiti i NATO-s...