Shqipëria feston rezultatet në rrugën drejt anëtarësimit në BE, ministri Hoxha pret Komisioneren Marta Kos në Bruksel
Rezultatet e Konferencës së 8-të Ndërqeveritare dhe vlerësimi pozitiv i Raportit të Vlerësimit të Përkohshëm të Standardeve (IBAR) u festuan në Bruksel në një aktivitet të organizuar nga Misioni i Shqipërisë pranë Bashkimit Europian, ku ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, priti Komisioneren për Zgjerimin, Marta Kos, përfaqësues të institucioneve europiane dhe të shteteve anëtare. Në një reagim pas takimit, Hoxha e cilësoi rezultatin si një moment të rëndësishëm në rrugëtimin europian të Shqipërisë, duke theksuar se vlerësimi pozitiv i IBAR pasqyron progresin e arritur përmes reformave të ndërmarra ndër vite. “Kjo arritje është rezultat i viteve të tëra përpjekjesh të vazhdueshme, angazhimit politik dhe reformave të gjera, shpesh sfiduese, por thelbësore, të ndërmarra me vendosmëri nga Qeveria dhe institucionet Shqiptare. Ai...
Burimi:
javanews.al