“Shqipëria është një vend i pabarabartë”, Hitaj për protestën: Nisi për flamingot, por u kthye në revoltë ndaj problemeve të qytetarëve!

“Shqipëria është një vend i pabarabartë”, Hitaj për protestën: Nisi për flamingot, por u kthye në revoltë ndaj problemeve të qytetarëve!

Protesta e qytetarëve kundër investimit në Zvërnec dhe kundër qeverisë ishte tema e kësaj të enjteje në studion e “Quo Vadis” në Vizion Plus, nën moderimin e Pranvera Borakajt. I ftuar në emision, gazetari Arbër Hitaj vlerësoi pjesëmarrjen qytetare, por kritikoi përplasjet me policinë. Sipas tij, protesta nisi për mbrojtjen e mjedisit, por më pas u shndërrua në një revoltë më të gjerë kundër keqqeverisjes dhe problemeve sociale që, sipas tij, vijojnë të mbeten të pazgjidhura. Pjesë nga biseda: Hitaj: Ka qenë një protestë shumë e mirë. Përplasja me policinë nuk ishte një pamje e bukur. Ata që shkuan drejt këtij akti nuk kanë bërë mirë. Çepani: Janë individë. Pse e ktheni protestën kështu? Këtu është një grup që s’ka organizim, s’mund ta identifikosh protestën...