“Shqipëria e para në rajon për prokurimet publike”, Rama flet për digjitalizimin e shtetit: Pa radhë dhe pa ryshfete

“Shqipëria e para në rajon për prokurimet publike”, Rama flet për digjitalizimin e shtetit: Pa radhë dhe pa ryshfete

Në përfundim të kësaj jave, kryeministri Edi Rama bëri një përmbledhje të disa prej zhvillimeve kryesore të javës, të fokusuara tek ecuria e Shqipërisë në procesin e integrimit europian, forcimi i rolit të saj në sigurinë euroatlantike dhe mbështetja për ekonominë e sipërmarrjen shqiptare. Ai u shpreh se vizitat në Gjermani dhe Estoni, progresi në prokurimet publike e digjitalizim, programi “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde” për NVM-të, si edhe konsensusi në Kuvend për rezolutën mbi anëtarësimin në BE, u vlerësuan si hapa të rëndësishëm për të ardhmen europiane dhe zhvillimin e vendit. Rama u ndal edhe te digjitalizimi i shërbimeve publike, duke theksuar se 95% e shërbimeve për qytetarët ofrohen tashmë në platformën e-Albania “Këtë javë ndamë disa të dhëna kuptimplota për ecurinë e jashtëzakonshme të Shqipërisë...