“Shqipëria e katërta në Europë për rritjen e startup-eve”, Rama: Synojmë 20 milionë euro financim deri në 2030

“Shqipëria e katërta në Europë për rritjen e startup-eve”, Rama: Synojmë 20 milionë euro financim deri në 2030

U shpallën këtë të enjte startup-et fituese që do të mbështeten përmes programit Grant 2026 të Innovation4Albania (I4A), i cili këtë vit vjen me një fond të dyfishuar prej 6 milionë eurosh për zhvillimin e sipërmarrjes inovative në vend. Gjatë ceremonisë, kryeministri Edi Rama u shpreh se ekosistemi shqiptar i startup-eve po shënon progres të dukshëm, duke theksuar se, sipas një vlerësimi të fundit, Shqipëria renditet e katërta në Europë për ritmin më të shpejtë të rritjes në këtë sektor. “Jemi këtu me një optimizëm të justifikuar për faktin se në një vlerësim të kohëve të fundit, sistemi ynë i startup është klasifikuar i katërti për rritjen më të shpejtë në rang europian. Ne e kemi nisur nga një bazë shumë e ulët dhe e...