Shqipëria dorëzon Ciklin e Tretë të Raportimit të Agjendës së Reformave pranë KE

Shqipëria dorëzon Ciklin e Tretë të Raportimit të Agjendës së Reformave pranë KE

Agjencia Shtetërore e Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC) njofton paraqitjen zyrtare pranë Komisionit Evropian të ciklit të tretë të raportimit në kuadër të Facilitetit për Reforma dhe Rritje (RGF). Ky cikël përfshin 38 masa reformuese të shpërndarë në pesë fusha politikash. Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor, i miratuar në maj 2024, i ofron Shqipërisë mundësinë të përfitojë deri në EUR 922 milionë në grante dhe hua të favorshme për periudhën 2024–2027. Këto fonde janë të kushtëzuara drejtpërdrejt nga zbatimi i masave të dakordësuara në Agjendën e Reformave në kuadër të Planit të Rritjes, një mekanizëm që garanton transparencë dhe llogaridhënie në procesin e integrimit evropian. Dy komponentë të ciklit të tretë Cikli i tretë strukturohet në dy komponentë kryesorë. Komponenti i parë...