“Shqipëria do të vazhdojë projektin e Kushner!” Rama për Reuters: Jam votuar që t’i bëj këto që po ndodhin!

“Shqipëria do të vazhdojë projektin e Kushner!” Rama për Reuters: Jam votuar që t’i bëj këto që po ndodhin!

edi rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar për agjencinë prestigjioze Reuters se Shqipëria do të vijojë me ndërtimin e resortit luksoz të mbështetur nga Jared Kushner, pavarësisht protestave masive për ndikimin e tij në mjedis. Mijëra njerëz kanë dalë në rrugët e kryeqytetit, Tiranës, dhe në bregdetin jugor ku është propozuar ndërtimi i resortit, duke kërkuar që projekti të anulohet për shkak të ndikimit në një ligatinë të mbrojtur ku jetojnë flamingot, fokat dhe vendet e folezimit të breshkave të detit. Flamingoja është shndërruar në simbolin e lëvizjes protestuese: demonstruesit mbajnë flamingo rozë të fryra dhe pankarta me mbishkrimin “Revolucioni i Flamingove”. Rama nuk është lëkundur nga protestat, duke i thënë Reuters se zhvilluesit e projektit do t’i “mahnitin” njerëzit me planet e tyre gjatë muajve të...