Shqipëria do futet në BE me një sy të mbyllur, analisti: S’na bëjnë ligjet, europianë!
Analisti Endri Tafani, i ftuar në studion e emisionit QUO VADIS të moderatores Pranvera Borakaj, ka analizuar mbylljen e tre kapitujve të parë të anëtarësimit të vendit në Bashkimin Europian. Sipas Tafanit, Bashkimi Europian ka mbyllur kapitujt e parë për shkak të një vullneti politik për zgjerim më shumë sesa falë arritjeve, pasi ligjet në teori dhe aplikimi në praktikë kanë një mospërputhje dhe nuk janë në të njëjtin nivel. “Duke qenë se ne ligjet pak a shumë gjithmonë i kemi patur në përputhje me Bashkimin Europian, se një pjesë të mire edhe i kemi kopjuar nga jashtë, nuk kemi çeduar te ligjet, por te praktika. Kur ne kemi çeduar në praktikë ka qenë vullneti politik. Në qoftë se Europa ka një vullnet politik për...
Burimi:
vizionplus.tv