Shqipëria dhe epoka e re e dronëve/ Nga bashkëpunimet ndërkombëtare tek ambicia për prodhim vendas
Në një çast kur siguria në Evropë dhe në Lindjen e Mesme po riformësohet nga përdorimi masiv i dronëve, Shqipëria po përpiqet të kalojë nga konsumator i teknologjisë ushtarake, në një aktor prodhues brenda këtij ekosistemi të ri. Në Kuvend, ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi artikuloi një prej deklaratave më të qarta deri tani mbi drejtimin që po merr politika e mbrojtjes shqiptare: krijimin e kapaciteteve vendase për prodhimin e dronëve luftarakë dhe ndërtimin e një infrastrukture të re industriale ushtarake në bashkëpunim me partnerë shtetërorë. Sipas tij, synimi nuk është vetëm modernizimi i Forcave Ajrore, por formimi i një gjenerate të re pilotësh shqiptarë dhe zhvillimi në territorin e vendit i teknologjive të avancuara ushtarake. “Po krijojmë në Shqipëri mundësinë që djemtë dhe vajzat...
Burimi:
javanews.al