Shqipëria dështon në infrastrukturë, arsim e shëndetësi, Raporti i Vjenës: Rajoni dekada larg BE-së
Një analizë e re e Institutit të Vjenës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare (wiiw) tregon se, edhe nëse vendet e rajonit do të ruanin ritmet aktuale të progresit, shumicës së tyre do t’u duheshin disa dekada, ndërsa në disa fusha edhe më shumë se një shekull, për të arritur standardet mesatare të BE-së. Raporti analizon tetë shtylla kryesore të zhvillimit, ekonominë, politikat sociale, shëndetësinë, arsimin, qeverisjen, mjedisin, digjitalizimin dhe infrastrukturën dhe evidenton një rajon që po përparon me ritme shumë të ndryshme. Digjitalizimi është historia më e suksesshme, ku disa vende mund të arrijnë standardet europiane brenda pak vitesh, ndërsa infrastruktura dhe mjedisi mbeten pengesat më të mëdha, me afate që në shumicën e rasteve kalojnë një shekull. Në çështjet sociale dhe të qeverisjes, Kosova është...
Burimi:
sot.com.al