Shoqërimi i shtetasve të huaj gjatë protestës, Berisha zbulon pjesë nga procesverbali: Inskenim i policisë
Berisha në një kominikim të sotëm me gazetarët ka zbuluar pjesë nga procesverbali i i mbajtur nga policia në lidhje me arrestimin e disa shtetasve të huaj gjatë protestës së fundit, e mbajtur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. “E vërteta është kjo. Në rajonin e policisë numër dy, shoqërohet në komisariat pasi dyshohet se ka goditur me sende të forta, gurë dhe tulla, në drejtim të forcave. Pyetje: Ditën e sotme jeni shoqëruar në komisariatin e policisë numër 2 Tiranë, pyetja që i bëhet qytetarit të huaj, pasi dyshoheni se keni goditur me sende të forta gurë, tulla, në drejtim të forcave të policisë dhe objekteve të rëndësisë së veçantë, çfarë keni për të thënë në lidhje me këtë ngjarje? Dhe keni thirrur Rama ik....
Burimi:
top-channel.tv