Shkullaku: SPAK-u guxoi vetëm një herë, dhe Rama i tregoi kufijtë
Shkullaku: SPAK-u guxoi vetëm një herë, dhe Rama i tregoi kufijtë Gazetari Armand Shkullaku, i ftuar në emisionin ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, duke folur per SPAK, u shpreh se ky institucion ka funksionuar kryesisht si instrument i ruajtjes së pushtetit të Edi Ramës dhe jo si institucion i pavarur. ‘Drejtësia nuk është statistikë. Pyetja e vërtetë është: kujt i shërben?’ Shkullaku argumentoi se burgosjet e Ilir Beqajt dhe Erion Veliajt nuk e rrezikojnë aspak pushtetin e Edi Ramës, përkundrazi, i shërbejnë atij. ‘Ti mund ta arrestosh Erion Veliajn, por lekët e inceneratorit që blejnë mediat dhe zgjedhjet vazhdojnë,’ tha gazetari, duke nënvizuar se heqja e individëve nuk prish mekanizmat financiarë të sistemit. Sipas tij, rasti i Belinda Ballukut, është ‘përjashtimi që përforcon rregullin.’...
Burimi:
sot.com.al