Shkullaku për Ramën: Si mundet një njeri pa punë të deklaruar të ketë vilë 1000 metra katrorë

Shkullaku për Ramën: Si mundet një njeri pa punë të deklaruar të ketë vilë 1000 metra katrorë

Gazetari Armand Shkullaku ka folur për rolin e medias në kontrollin e pushtetit dhe hetimin e mënyrës se si përdoren fondet publike. Shkullaku tha se detyra e gazetarit është të shqyrtojë veprimtarinë e atyre që administrojnë paratë e qytetarëve, duke ngritur pyetje për tenderat, pasuritë dhe standardin e jetesës së zyrtarëve. Gazetari theksoi se nuk jep vendime gjyqësore, por ngrit shqetësime mbi bazën e fakteve dhe informacioneve publike. Ai solli si shembull vilën e Edi Ramës në Surrel prej 1 mijë metrash katrorë dhe pa deklaruar asnjë burim të ardhurash, përveç shitjes së librit ‘Kurbani’. Shkullaku foli edhe për mënyrën se si duhet të kontrollohen pasuritë e personave që hyjnë në politikë dhe më pas shfaqin ndryshime të mëdha në standardin e jetesës. ‘Unë besoj...