Shkrirja me Fierin, kryebashkiaku i Patosit kundër: Renditemi të 10-ët në Shqipëri, pse të humbasim statusin?
Kryetari i Bashkisë Patos, Fation Duro, ka reaguar ashpër ndaj propozimit për bashkimin e Bashkisë Patos me Bashkinë Fier, duke argumentuar se të dhënat zyrtare nuk e mbështesin një vendim të tillë. Sipas Duros, raporti përfundimtar i Komisionit nuk e klasifikon Patosin si një bashki me performancë të dobët. Përkundrazi, ai thekson se Patosi renditet i 10-ti ndër 61 bashkitë e vendit në Indeksin e Funksionalitetit të Bashkive (IFB), me 71.7 pikë* , një rezultat që konsiderohet nivel i lartë. Ky indeks vlerëson tregues si autonomia fiskale, ngurtësia e buxhetit, mbulimi i funksioneve, eficienca e stafit dhe detyrimet e prapambetura. Duro sjell edhe krahasimin me bashkitë e tjera të Qarkut Fier: Patos – 71.7 pikë (vendi i 10-të në rang kombëtar) * Roskovec – 65.2...
Burimi:
javanews.al