Shkrirja e bashkive, PL: Atentat i pastër ndaj decentralizimit, çdo gjë në dorën e korruptuar të Edi Ramës

Shkrirja e bashkive, PL: Atentat i pastër ndaj decentralizimit, çdo gjë në dorën e korruptuar të Edi Ramës

Partia e Lirisë vijon me këmbëngulje të kundershtojë hartën e re territoriale të propozuar nga mazhoranca socialiste, e cila parashikon shkrirjen e 15 bashkive në rang vendi. Në një deklaratë për mediat ligjvënësja e PL për Qarkun e Fierit, Brunilda Haxhiu tha se është një atentat i pastër ndaj decentralizimit, pasi çdo gjë është në dorën e korruptuar të Edi Ramës. Për deputeten e PL, përballë këtij dështimi dhe këtij centralizimi korruptiv, opozita ka një alternativë të qartë, dinjitoze dhe efikase, projektin për 100 njësi vendore. Sipas Haxhiut, projekti i opozitës i përgjigjet nevojave të qytetarëve, si një nga alternativat më të mira që korrigjon dështimet e kaluara, afron shërbimet te qytetari dhe i kthen dinjitetin çdo komuniteti. Për deputeten e Qarkut Fier, qark në...