Shkrirja e bashkive, PD del kundër propozimit të PS, Bozdo: Ja pse Dimali dhe Poliçani nuk duhet të zhduken nga harta
Drejtuesi politik i PD në qarkun e Beratit, Eno Bozdo, e cilësoi të enjten propozimin e Partisë Socialiste për uljen e mëtejshme të numrit të bashkive, si një vendim që nuk mbështetet në nevojat e komuniteteve dhe që ka një qëllim të vetëm: konsolidimin e hartës elektorale të mazhorancës. Sipas tij, propozimi i PS-së nuk bazohet në kriteret kryesore të funksionimit të pushtetit vendor, si ofrimi i shërbimeve, subsidiariteti dhe autonomia financiare. Bozdo tha se gjatë dëgjesave publike në qarqe është kërkuar rritja e përfaqësimit vendor dhe forcimi i njësive administrative, dhe jo ulja e tyre. Reagimi i deputetit Eno Bozdo: “Propozimi i Partisë Socialiste për reduktimin e mëtejshëm të numrit të bashkive, duket lexuar si vazhdimësi e konsolidimit të hartës së saj elektorale, pas reformës shkatërrimtare...
Burimi:
javanews.al