“Shkollat do të pajisen me laboratorë smart”, Rama në Gjirokastër: Do të rrisim investimet për startup-et!
Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të martë një bashkëbisedim me të rinjtë në Gjirokastër. Në fjalën e tij, Rama vuri theksin tek rëndësia në rritje e inovacionit dhe teknologjisë në zhvillimin e vendit. Ai nënvizoi se bota e inovacionit është në ndryshim të përditshëm, duke kërkuar më shumë angazhim, investime dhe mbështetje financiare, veçanërisht për të rinjtë. Rama foli gjithashtu edhe për mundësinë për të aplikuar në programin e startup-eve, për të cilin qeveria do të rrisë financimin, duke shtuar paralelisht edhe laboratorët smart në shkolla. Rama: Të gjithë bashkë duhet të jemi të vetëdijshëm që bota e inovacionit është një botë që ndryshon çdo ditë. Për të investuar më shumë energji, forca dhe financa. Nuk kemi pasur një rrugë të lehtë në këtë aspekt....
Burimi:
vizionplus.tv