Shkarkimi i Abdixhikut/ Zemaj: I kemi dorëzuar në parti nënshkrimet për Kuvend të jashtëzakonshëm të LDK’së
Deputeti i zgjedhur i LDK-së, Armend Zemaj, ka konfirmuar për median se kanë dorëzuar nënshkrimet e grumbulluara për thirrjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm ku do të kërkohet shkarkimi i liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku.. Nënshkrimet janë dorëzuar në Sekretariatin e LDK-së në pajtim me Statutin e partisë. “Po, mund të konfirmoj se nënshkrimet janë dorëzuar te Sekretari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), në pajtim me dispozitat e Statutit të LDK-së”, ka thënë Zemaj për Express. Sipas informatave të dhëna nga zyrtarë të LDK’së, për thirrjen e Kuvendit të jashtëzakonshëm janë grumbulluar mbi 160 nënshkrime. Sekretari i LDK’së, Ilir Ferati, dje ka deklaruar se në momentin që dorëzohen, do t’i trajtojnë me seriozitetin më të madh.
Burimi:
syri.net