Sherri për aeroportin, Pacolli: Grupet kriminale kanë bllokuar aksesin

Sherri për aeroportin, Pacolli: Grupet kriminale kanë bllokuar aksesin

Biznesmeni dhe investitori, Behgjet Pacolli ka reaguar publikisht për situatën në Aeroportin e Vlorës, duke denoncuar atë që e cilëson si bllokim të paligjshëm të aktivitetit të kompanisë Mabco. Në një postim në “Facebook”, ai ngre pikëpyetje mbi funksionimin e shtetit ligjor dhe zbatimin e vendimeve gjyqësore, ndërsa akuzon grupe të organizuara se po pengojnë vijimin e punimeve në një investim strategjik me vlerë mbi 310 milionë euro. “Grupet kriminale prapë kanë bllokuar aksesin në Aeroportin e Vlorës, ku Mabco ka investuar mbi 310 milionë euro! A është KRIM bllokimi i një aktiviteti të ligjshëm me roje private, mjete të rënda dhe vetëgjyqësi? Nëse po, pse nuk po vepron askush? Nëse secili në këtë vend mund të marrë disa roje private, të bllokojë hyrje-daljet, të...