Sherr në plazhin e Shëngjinit, plagoset një person. Policia ndalon autorin e dyshuar
Një person është plagosur mbrëmjen e sotme pas një konflikti fizik të ndodhur pranë shëtitores së plazhit në Shëngjin. Sipas informacioneve të para, sherri ka ndodhur në një zonë të frekuentuar nga pushuesit. I plagosuri është evakuuar menjëherë me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Lezhës, ku po merr trajtimin ndihmën mjekësor. Policia e Lezhës ka reaguar shpejt në vendngjarje dhe ka shoqëruar në komisariat një person të dyshuar për përfshirje në incident. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje, ku kanë bërë të mundur shoqërimin e autorit të dyshuar, shtetasit A. Ll. Gjatë veprimeve të para hetimore është gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, një armë sportive zhurmuese, e cila dyshohet se mbahej prej tij. Grupi hetimor ndodhet...
Burimi:
javanews.al