Shehaj u përjashtua 60 ditë, Manja: Do të ketë edhe kallëzim në SPAK

Shehaj u përjashtua 60 ditë, Manja: Do të ketë edhe kallëzim në SPAK

ulsi manja TIRANË- Sekretariati për procedurat, votimet dhe etikën u mblodh sot për të shqyrtuar kërkesën e një grupi deputetësh të Partisë Socialiste për marrjen e masës disiplinore përjashtim me 60 ditë nga punimet e komisioneve dhe të Kuvendit ndaj Agron Shehaj. Pas përfundimit të mbledhjes, sekretari i Këshillit të Etikës në Kuvend, Ulsi Manja, cilësoi rastin e Shehajt si të përsëritur dhe tha se veprimi i ndodhur në Kuvend ka cenuar marrëdhënien e respektit mes deputetëve dhe stafit të institucionit. Sipas Manjës, Shehaj e mori dokumentin dhe e nxori jashtë sallës ku ishte vendosur të konsultohej, ndërsa më pas ndodhi incidenti me punonjësen e Kuvendit, e cila u rrëzua teksa e ndiqte. "Rasti i Agron Shehajt është i përsëritur. Në vlerësimin tonë, rasti i djeshëm u vendos...