Shehaj mori dokumentin, Manja: Do ketë referim të kallëzimit në organet e hetimit
Ulsi Manja, Sekretar i sekretariatit për procedurat, votimet dhe etikën, ka komentuar masën për përjashtim me 60 ditë nga punimet e komisioneve dhe të Kuvendit ndaj deputetit Agron Shehaj. Teksa tha se rasti i Agron Shehaj është një rast i përsëritur, Manja deklaroi se do të ketë një referim ndaj Shehajt në organet e hetimit.“Rasti i Shehajt është rast i përsëritur. Sekretariati për procedurat, votimet dhe etikën edhe herë të tjera ka marrë masat disiplinore ndaj deputetit Agron Shehaj. Rasti është i paprecedent. Nuk ka ndodhur ndonjëherë. Të paktën për mua si sekretar në kaq vite që jam deputet në Kuvendin e Shqipërisë ku të jetë fshirë vija e respektit reciprok ndërmjet deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, por dhe stafeve që na mundësojnë të ushtrojmë...
Burimi:
opinion.al