Shehaj: Ermal Beqiri ka në dorë të dhënat e shqiptarëve
Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka reaguar pas arrestimit të Ermal Beqirajt në Francë, duke ngritur akuza të forta dhe shqetësime për sigurinë e të dhënave të qytetarëve shqiptarë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Shehaj deklaroi se Beqiraj, i cili ishte në kërkim nga SPAK në lidhje me dosjen e AKSHI-t, është arrestuar pasi dyshohet se fluturoi mbi një central bërthamor në Francë. Ai pretendon gjithashtu se autoritetet franceze i kanë gjetur një pajisje përgjimi dhe se po hetohet për lidhje të mundshme me një rrjet spiunazhi. “Skandal botëror! Ermal Beqiraj, biznesmeni i përfshirë në dosjen e AKSHI-t, ai i cili thoshte në përgjimet e SPAK ‘se informacioni është gjithçka’, njeriu që kontrollonte sistemet më të ndjeshme të shtetit shqiptar, arrestohet në Francë...
Burimi:
ntv.al