“SHBA i tërheq veshin Ramës”, Nesho plas deklaratën: Uashingtoni lidh sigurinë kombëtare me narkotrafikun shqiptar

“SHBA i tërheq veshin Ramës”, Nesho plas deklaratën: Uashingtoni lidh sigurinë kombëtare me narkotrafikun shqiptar

I nominuari për ambasador i Shteteve të Bashkuara në Tiranë, gjenerali David T. Wente, ka vendosur luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar transnacional dhe narkotrafikut si prioritetin kryesor të misionit të tij, duke përmendur specifikisht edhe lidhjet e kartelit famëkeq Sinaloa në Shqipëri. Ky pozicionim i drejtpërdrejtë po interpretohet si një sinjal i fortë për një qasje më të ashpër të Uashingtonit ndaj zhvillimeve politike dhe të sigurisë në vend. Në një analizë të tij,i ftuar në një intervistë televizive, ish-ambasadori shqiptar në OKB, Agim Nesho, e cilësoi këtë zhvillim si “tepër pozitiv” dhe shprehje të një kursi të ri amerikan ndaj Shqipërisë. Sipas tij, fakti që lufta kundër krimit dhe korrupsionit është vendosur në krye të prioriteteve “nuk është rastësi”, por një tregues i...