SHBA DERGON ‘STUHINE’ AMBASADOR NE SHQIPERI
Senati i Shteteve të Bashkuara ka dhënë miratimin përfundimtar për emërimin e Eric P. Wendt si ambasadori i ri i SHBA-së në Shqipëri. Sipas rezultatit zyrtar të publikuar nga Senati amerikan, kandidatura e Wendt u miratua me 50 vota pro dhe 44 kundër, pas një votimi të zhvilluar në seancë plenare. Ky vendim shënon një nga hapat kryesorë institucionalë për emërimin e tij në postin diplomatik në Tiranë. Pas miratimit nga Senati, procedura pritet të përmbyllet me nënshkrimin e Presidentit të Shteteve të Bashkuara, i cili do të formalizojë emërimin e Wendt si përfaqësuesin e ri diplomatik të Uashingtonit në Shqipëri. Kush është Eric P. Wendt? Eric P. Wendt ka një karrierë të gjatë në radhët e Ushtrisë amerikane. Ai ka shërbyer si oficer aktiv...
Burimi:
ntv.al