“Sharlatanë, delirantë dhe dështakë”, Rama flet për protestën

“Sharlatanë, delirantë dhe dështakë”, Rama flet për protestën

Kryeministri Edi Rama, në një takim me pensionistët, foli sërish për protestën qytetare që ka më shumë se 30 ditë që zgjat, duke i quajtur organizatorët “sharlatanë, delirantë e dështakë”. Kreu i qeverisë theksoi se investimi në Zvërnec ndihmon në rritjen ekonomike të vendit. “Shqipëria s’mund t’i konsiderojë investimet e huaja si kërcënim për sovranitetin. Patriotizëm nuk është të refuzosh investimet e huaja. Patriotizëm nuk është të mjaftohesh me çfarë është arritur sot, sepse nëse Shqipëria do mjaftohet me turizmin që ka arritur sot, do të bjerë në një tjetër hendek, në hendekun që kanë rënë vendet që kanë mbetur peng i turizmit masiv. Turizmi masiv vjen edhe me probleme, që fillojnë nga rritja e stresit të sistemit për të mbledhur plehra dhe për të...