Senati amerikan hap rrugën për votimin e Eric Wendt si ambasador në Shqipëri, ish-ushtaraku zbardh prioritetet

Senati amerikan hap rrugën për votimin e Eric Wendt si ambasador në Shqipëri, ish-ushtaraku zbardh prioritetet

Senati i Shteteve të Bashkuara ka miratuar një rezolutë procedurale që lejon shqyrtimin dhe votimin në bllok të 74 emërimeve të administratës amerikane në Kalendarin Ekzekutiv, mes të cilave edhe kandidatura e Eric Wendt për ambasador të SHBA-së në Shqipëri. Rezoluta u miratua të enjten, më 30 korrik, me 50 vota pro dhe 47 kundër, sipas vijave partiake. Përfshirja e emrit të Eric Wendt në këtë listë nuk përbën ende konfirmimin e tij si ambasador, por i hap rrugën shqyrtimit dhe votimit të kandidaturës së tij nga Senati. Nëse konfirmohet, Wendt do të bëhet ambasadori i parë i SHBA-së në Tiranë pas largimit të Yuri Kim në qershor 2023. Prej asaj kohe, Ambasada amerikane në Shqipëri është drejtuar nga të ngarkuar me punë, ndërsa kandidaturat...