Seanca paraprake për “SASPAC”, Gjykata e Posaçme tërhiqet për vendim, ja kur shpallet përfundimisht
U mbajt këtë të premte seanca paraprake në Gjykatën e Posaçme për dosjen e njohur si “SASPAC”, ku i pandehur është edhe ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, i cili ndodhet në masën e sigurisë “arrest në burg”. Të pandehurit kundërshtuan kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për kalimin e çështjes në gjykim. Pasi dëgjoi palët, gjykata u tërhoq për vendimmarrje, e cila pritet të shpallet më 27 korrik. Beqaj vazhdon të kundërshtojë vijimin e masës së sigurisë ‘arrest me burg’ të caktuar ndaj tij në korrik të vitit 2024 lidhur me hetimin e SPAK për dosjen ‘SASPAC” ku akuzohet se abuzoi me detyrën. Ish-ministri Beqaj disa ditë më parë argumentonte se masa e paraburgimit nuk po mbështetet në fakte konkrete, koherente dhe proporcionale.
Burimi:
javanews.al