Seanca maratonë e Kuvendit, Rama shkon pas mesnate vetëm për votimin! Miratohet akti normativ për uljen e akcizës

Seanca maratonë e Kuvendit, Rama shkon pas mesnate vetëm për votimin! Miratohet akti normativ për uljen e akcizës

Kuvendi u mblodh dje në seancën plenare të radhës ku u miratuan katër projektligje, një akt normativ dhe gjashtë projektvendime. Seanca plenare nisi me një minutë heshtje në nderim të ish-Kryetarit të Kuvendit, Servet Pëllumbi, pas ndarjes së tij nga jeta. Edhe pse opozita kërkoi gjatë gjithë ditës praninë e kryeministrit Edi Rama për interpelancat e thirrura nga deputetët demokratë, kreu i qeverisë mbërriti në Kuvend vetëm në fund të seancës, pas mesnate, për procesin e votimit. Megjithatë, Rama u largua më pas pa marrë pjesë në votimin e një prej projektvendimeve të rendit të ditës. Në qendër të debatit të së enjtes ishte Akti Normativ nr.1, datë 3 prill 2026, “Për një shtesë në ligjin nr. 61/2012 ‘Për akcizat në Republikën e Shqipërisë’”, i...