“Sazani nuk privatizohet dhe investitorët janë të mirëpritur”, Rama nga Vlora: “Shqipëria e shqiptarëve” është slogan sharlatanësh!
Në fjalën e mbajtur gjatë aktivitetit për 35-vjetorin e Partia Socialiste e Shqipërisë në Vlorë, Rama tha se vendi nuk mund të ecë përpara duke u udhëhequr nga “deliret dhe sharlatanizmi”. Kryeministri kundërshtoi sloganin “Shqipëria e shqiptarëve”, duke theksuar se vendi ka nevojë për respekt. Sipas tij, sektori i turizmit përballet me mungesë të fuqisë punëtore, ndërsa pagat në hotelet dhe restorantet e bregdetit shqiptar janë të krahasueshme, madje në disa raste më të larta se ato në Greqi. “Nuk kanë bërë prokopi kurrë në asnjë rast popujt që janë udhëhequr nga delire dhe sharlatanizma. Shqipëria ishte e shqiptarëve kur u bë bunker, kur mori detet dhe malet i reckosur. Shqiptarët për Shqipërinë, jo Shqipëria e shqiptarëve. Shqipëria e shqiptarëve është si të thuash “shtëpia...
Burimi:
javanews.al