‘Saranda pa ujë, me kriminalitet’, Zhupa: Qyteti po mbahet peng nga struktura paralele të shtetit

‘Saranda pa ujë, me kriminalitet’, Zhupa: Qyteti po mbahet peng nga struktura paralele të shtetit

Deputetja e Partisë Demokratike për qarkun Vlorë, Ina Zhupa, ka bërë akuza të forta gjatë një interviste televizive, duke folur për situatën në Sarandë. Ajo ka deklaruar se qyteti është përballur me një rritje të kriminalitetit dhe degradim të institucioneve, duke theksuar se shpesh në media mungojnë lajmet pozitive dhe dominojnë ato për ngjarje të rënda kriminale. Sipas Zhupës, problematikat në Sarandë lidhen edhe me funksionimin e institucioneve vendore dhe qëndrore, të cilat sipas saj nuk garantojnë shërbime bazë për qytetarët. Ajo ka ngritur shqetësime për mungesën e ujit 24 orë, mungesën e investimeve në shërbime sociale dhe infrastrukturë, si dhe për mënyrën se si menaxhohen të ardhurat në një qytet me potencial të lartë turistik. Intervista: Zhupa: Po, fatkeqësisht ti e përmende që në...