‘Sanksionimi u përdor për të shkatërruar opozitën’/ Mediu: Berisha, i vetmi që sfidoi hapur vendimin e Blinken

‘Sanksionimi u përdor për të shkatërruar opozitën’/ Mediu: Berisha, i vetmi që sfidoi hapur vendimin e Blinken

Kreu i Partisë Republikane dhe anëtari i Komisionit për Sigurinë, Fatmir Mediu, deklaroi në emisionin “Kafe Shqeto” në Syri TV se shpallja non grata e ish-kryeministrit Sali Berisha nga Departamenti Amerikan i Shtetit ka pasur pasoja të rëndësishme politike, elektorale dhe ndërkombëtare për opozitën shqiptare. Sipas Mediut, Berisha ishte i vetmi politikan i sanksionuar që ndërmori një përballje të drejtpërdrejtë me autoritetet amerikane për të kërkuar transparencë mbi vendimin e marrë ndaj tij. Ai pretendoi gjithashtu se ka pasur përpjekje për ta çuar çështjen edhe në Departamentin Amerikan të Thesarit, por sipas tij nuk është marrë asnjë vendim i mëtejshëm për shkak të mungesës së provave. Mediu tha se shpallja non grata e Berishës nuk kishte si objektiv vetëm figurën e ish-kryeministrit, por synonte të godiste...