Samiti Shqipëri-Izrael/ Rama: Shqipëria është shtëpia juaj, rritje 700% e vizitorëve hebrenj në vend
Në Tiranë është mbajtur Samiti Shqipëri-Izrael, ku janë bërë bashkë 40 kompani inovative izraelite me synimin për të garantuar sigurinë kibernetike dhe për të forcuar ekonominë e Shqipërisë dhe rajonit përmes teknologjisë së avancuar. I pranishëm në këtë aktivitet ishte edhe kryeministri Edi Rama, i cili gjatë fjalës së tij vlerësoi marrëdhëniet mes dy vendeve, duke i cilësuar ato si një partneritet të ndërtuar mbi vlera të forta njerëzore dhe mirënjohje historike. Rama kujtoi vizitën e parë të një personaliteti izraelit në Shqipëri, ish-ministrit të Jashtëm Shimon Peres, ndërsa ndau edhe një mesazh që, sipas tij, nuk e ka harruar kurrë. “Nuk mund t’ju jap këshilla, por një kujtesë: mund të bësh omëletë nga një vezë, por nuk bën dot një vezë nga një omëletë”,...
Burimi:
vizionplus.tv