Samiti Shqipëri-Izrael për sigurinë kibernetike, Rama: Marrëdhëniet tona forcohen dita-ditës, shqiptarët rrezikuan jetët për të mbrojtur hebrenjtë
Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në samitin Shqipëri–Izrael, një forum që mbledh rreth 40 kompani izraelite të inovacionit me synim forcimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë kibernetike dhe zhvillimit ekonomik. Ngjarja fokusohet në përdorimin e teknologjive të fjalës së fundit për të rritur qëndrueshmërinë digjitale të Shqipërisë dhe për të nxitur rritjen ekonomike në nivel rajonal. Kryeministri vlerësoi bashkëpunimin me Izraelin, duke theksuar se përpjekja për të ndërtuar një partneritet të ngushtë me ekspertë dhe kompani izraelite nuk është e lehtë, por është thelbësore për zhvillimin e Shqipërisë. Rama vuri në dukej lidhjen e fortë historike mes dy vendeve. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, vendi ynë u bë strehë për hebrenjtë dhe, sipas tij, doli nga lufta me më shumë hebrenj sesa para...
Burimi:
vizionplus.tv