Samiti në Tivat, liderët e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në foton familjare para punimeve

Samiti në Tivat, liderët e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në foton familjare para punimeve

Liderët e Bashkimit Europian dhe të vendeve të Ballkanit Perëndimor realizuan foton familjare të Samitit BE-Ballkani Perëndimor që po mbahet në Tivat të Malit të Zi. Në fotografinë zyrtare u bashkuan drejtuesit e institucioneve europiane, presidentë, kryeministra dhe përfaqësues të vendeve të rajonit, pak para nisjes së sesioneve të punës kushtuar zgjerimit të BE-së, sigurisë dhe Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor. Në samit marrin pjesë liderë të rëndësishëm europianë, mes tyre presidenti francez Emmanuel Macron, kancelari gjerman Friedrich Merz, presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen dhe presidenti i Këshillit Europian Antonio Costa, si dhe drejtuesit e vendeve të Ballkanit Perëndimor.