Samiti, Ibrahimaj: Diaspora, partner kyç për zhvillimin ekonomik dhe inovacionin në vend

Samiti, Ibrahimaj: Diaspora, partner kyç për zhvillimin ekonomik dhe inovacionin në vend

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, deklaroi në Samitin e IV të Diasporës se Shqipëria ndodhet në një moment të rëndësishëm të rritjes ekonomike, ndërsa theksoi se vendi ka ende potenciale të pashfrytëzuara. Gjatë fjalës së saj në panelin “Diaspora, partner në biznes dhe inovacion”, Ibrahimaj u shpreh se rritja e investimeve ka nxitur zhvillimin ekonomik, duke nënvizuar rëndësinë e kontributit të diasporës. Ajo theksoi se me një plan konkret pune, pritet që në samitin e ardhshëm të ketë më shumë rezultate të prekshme krahasuar me të kaluarën. “Vendi ka ende potenciale të pashfrytëzuara. Shqipëria është në një moment të rritjes ekonomike dhe investimet kanë ardhur në rritje dhe kanë nxitur edhe më shumë investime dhe zhvillim ekonomik. Investimet kanë më shumë vlerë nëse...