Samiti i Klimës/ Koçiu: Elbasani në lista krah Amsterdamit dhe Madridit, 1/3 qytetet e vetme të Ballkanit Perëndimor me përgjegjësinë…

Samiti i Klimës/ Koçiu: Elbasani në lista krah Amsterdamit dhe Madridit, 1/3 qytetet e vetme të Ballkanit Perëndimor me përgjegjësinë…

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu po merr pjesë këtë të martë, më 14 prill, në Samitin për Klimën që po zhvillohet në Elbasan. Gjatë fjalës së saj, Koçiu theksoi se qyteti po përjeton një transformim të rëndësishëm, veçanërisht në turizëm, falë projekteve si rijetëzimi i kalasë dhe zhvillime të tjera infrastrukturore. Sipas saj, ndryshimi më i madh lidhet me ambicien për ta kthyer Elbasanin në një model zhvillimi të qëndrueshëm, duke e afruar me standardet e qyteteve europiane. Koçiu nënvizoi se Elbasani është ndër tre qytetet e vetme në Ballkanin Perëndimor që ka marrë përsipër këtë sfidë, duke synuar zhvillimin e transportit publik dhe forcimin e partneriteteve me qytete europiane, në funksion të një perspektive të gjelbër dhe të qëndrueshme. “Një transformim infrastrukturor. Projektet e reja nga...