Samiti i Diasporës, Balla: Bashkimi i diasporës, vendimtar për fuqizimin politik të shqiptarëve në botë

Samiti i Diasporës, Balla: Bashkimi i diasporës, vendimtar për fuqizimin politik të shqiptarëve në botë

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, gjatë fjalës së tij në Samitin e Diasporës, theksoi rëndësinë e bashkimit të shqiptarëve jashtë vendit dhe rritjes së rolit të tyre në përfaqësimin politik ndërkombëtar. Fjalimin e tij, Balla e nisi me një homazh për ish-kongresmenin amerikan Eliot Engel, të cilin e cilësoi si një mik të madh të shqiptarëve dhe një shembull të përkushtimit ndaj çështjeve shqiptare. Ai vuri në dukje se shqiptarët në diasporë po rrisin gjithnjë e më shumë praninë e tyre në politikën e vendeve ku jetojnë, duke përmendur kandidaturat në SHBA dhe përfaqësues të zgjedhur në dhjetëra shtete. Sipas tij, këta individë duhet të shërbejnë si ura lidhëse mes komuniteteve shqiptare dhe institucioneve, por edhe si mbështetës të çështjeve kombëtare....