Salianji publikon shifrat, shpall “braktisje masive” të referendumit të Berishës
Ish-deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka publikuar shifrat e pjesëmarrjes së demokratëve në procesin e votimit të Berishës si kryetar i PD. Ndryshe nga numrat që vijnë nga partia, shifrat që sjell Salianji janë më të ulëta ndërsa shkruan se ky proces është braktisur masivisht. Salianji e ka shoqëruar postimin e tij dhe me një “meme” ku shkruhet referen-dum-dum sipër një automjeti me 3 rrota të braktisur në rrugë. Postimi i Ervin Salianjit Braktisje masive e farsës nga demokratët! Deri në orën 13:00, në të gjithë Shqipërinë kanë marrë pjesë vetëm 1,898 anëtarë: 121.000 anetarë ka pasur Partia Demokratike, 51.000 deklaron uzurpatori! Tiranë 430 Durrës 178 Kukës 148 Korçë 66 Dibër 121 Lezhë 233 Elbasan 189 Berat 97 Vlorë 109 Gjirokastër 48 Fier 88...
Burimi:
ntv.al