Salianji: PD në krizë të thellë, ka humbur boshtin ideologjik
Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji tha se PD ndodhet në një krizë të thellë politike dhe organizative, duke theksuar se forca më e madhe opozitare ka humbur boshtin e saj ideologjik dhe është zhvendosur drejt një narrative që, sipas tij, bazohet te thashethemet dhe gjuha e urrejtjes. Salianji u shpreh se në PD mungon meritokracia dhe se promovimi i figurave politike nuk bazohet te mbështetja apo kontributi i tyre, por te shërbimi ndaj kryetarit të partisë. Ish-deputeti ngriti shqetësimin edhe për marrëdhëniet ndërkombëtare të PD, duke vlerësuar se kjo forcë politike duhet të rindërtojë raportet strategjike me partnerët perëndimorë, përfshirë SHBA, BE dhe Mbretërinë e Bashkuar. “PD ka rrëshqitur në disa boshte, nuk ka bosht ideologjik, ka një narrativë thashethemesh. Është në gjuhë urrejtjeje, nuk ka...
Burimi:
javanews.al