Salianji paralajmëron demaskimin e procesit farsë në PD: Do publikoj video nga qendrat e votimit, ja mashtrimet e Berishës
I ftuar në Euronews, ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, komentoi zgjedhjet për kreun e kësaj force politike që po mbahen këtë të shtunë, ku kandidati i vetëm është Sali Berisha. Ai e cilësoi procesin zgjedhor si të paracaktuar dhe pa garë reale, duke ngritur akuza për mungesë standardesh demokratike brenda partisë. Salianji tha se ajo që po ndodh nuk përbën një proces të mirëfilltë zgjedhor, por një “farsë” politike, sipas tij e shoqëruar me shifra të pasakta të pjesëmarrjes dhe mungesë transparence. Ai theksoi se referimi i procesit si referendum nuk qëndron, pasi nuk përmbush kushtet statutore dhe ligjore të një konsultimi të tillë brenda partive politike. Sipas tij, pjesëmarrja në votime ka qenë shumë e ulët dhe nuk përkon me të dhënat e...
Burimi:
javanews.al