“Salianji i vetmi që plotësonte kriteret për të qenë në garë përballë Berishës”, Alimehmeti: PD ka nevojë për rinovim

“Salianji i vetmi që plotësonte kriteret për të qenë në garë përballë Berishës”, Alimehmeti: PD ka nevojë për rinovim

“Kishte nevojë për garë reale në Partinë Demokratike dhe jo për farsë.” Kështu u shpreh anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Ilir Alimehmeti, i cili komentoi në një intervistë në një studio televizive zhvillimet brenda selisë blu, lëvizjen e Ervin Salianjit dhe mënyrën sesi opozita duhet të përballet me Edi Ramën. Alimehmeti tha se Partia Demokratike ka nevojë për rinovim dhe përfaqësim më të gjerë në strukturat drejtuese, ndërsa theksoi se Kuvendi i 30 majit do të jetë vendimtar për organizimin e partisë për zgjedhjet e ardhshme lokale dhe parlamentare. “Ka nevojë për një rinovim, por më tepër sesa vetë rinovimi do kishte rëndësi përfaqësimi. Këshilli Kombëtar duhet të ishte më përfaqësues dhe më aktiv”, deklaroi ai. Në lidhje me garën për kreun e PD-së,...