Salianji: Berisha në kushtet e Bashës në 2021, demokratët në dëshpërim të thellë

Salianji: Berisha në kushtet e Bashës në 2021, demokratët në dëshpërim të thellë

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, mendon se Sali Berisha nuk është i pazëvendësueshëm në këtë forcë politike. I ftuar në studion e “Përballë Lajmit”, në Klan News, me gazetarin Besard Jacaj, Salianji u shpreh se në zgjedhje brenda partisë, ai do ta mundte Berishën. Sipas tij, kryedemokrati aktual ndodhet në të njëjtat kushte politike siç ishte dhe Lulzim Basha në vitin 2021, gjë që siç shprehet ai ka sjellë një dëshpërim të thellë tek demokratët. “Padiskutim, do e mundja me një rezultat të thellë. Harrojnë një gjë. Zoti Berisha është në kushtet që ndodhej Lulzim Basha në 2021. Pra, i ka futur në një deshpërim të thellë demokratët dhe shoqërinë e po mban peng opozitën duke uzurpuar opozitën. Ka kosto të mëdha. Pavarësisht këtij...